A do të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë?

Një tjetër çështje që mund të riaktualizohet pas zgjedhjes se Donald Trump President i SHBA është çështja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të “përdorë kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për të lobuar në SHBA për një ‘zgjidhje’ etno-territoriale”. Kështu duken gjasat në SHBA.

A do të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë?!

Kjo temë, që kundërshtohet nga kryeministri Albin Kurti, ishte shumë e diskutuar gjatë mandatit të parë të Trumpit, dhe ishte përmendur nga zyrtarë në Kosovë dhe në Serbi si mënyrë për të arritur te një marrëveshje përfundimtare, ku Serbia do ta njohë si shtet Kosovën. Kryeministri Kurti duke e ndjerë entuziazmin në Beograd për fitoren e Trump, ka deklaruar kastile si mesazh për Uashingtonin se do të zbatojmë së pari atë që kërkon bashkimi Europian dhe me vonë atë që synon Amerika.

Por Donald Trump nuk është më ai i pari, tani ka të gjitha pushtetet dhe është i prerë në atë çka kërkon. Ndaj pas 20 janarit 2025 kur merr në dorëzim Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ka kohë të presë Albin Kurtin, por nëse e ka ndarë mendjen se do të ketë shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, ai do ta realizojë. Duhet të mendohesh mirë që të kundërshtosh Trumpin në këtë mandat të dytë.

SHKARKO APP