Albert Vataj: A kemi mbetur ende të “burgosur” në Shpellën e Platonit?

Albert Vataj: A kemi mbetur ende të “burgosur” në Shpellën e Platonit?#albertvataj
Shpella s Platonit është një nga alegoritë më të famshme filozofike e përshkruar nga Platoni në veprën e tij “Republika” (Libri VII). Edhe pse ajo i përket antikiteti,t ka një mësim të vyer për t’i dhënë edhe njeriut modern, atij i cili pretendon se i përket epokës së zotërimit të njohjes parme dritës dhe dijes, por ende ndihet i burgosur brenda mureve të shpellës.
Alegoria e Platonit përshkruan një grup njerëzish që kanë jetuar të lidhur në një shpellë që nga fëmijëria, të aftë të shohin vetëm murin e shpellës dhe hijet e objekteve që projektohen në mur nga një zjarr pas tyre. Për ta, këto hije janë realiteti i vetëm që ata njohin.
Një ditë njëri prej të burgosurve çlirohet dhe del jashtë shpellës. Fillimisht, ai ndjen dhimbje nga drita e diellit dhe është i hutuar, por gradualisht fillon të kuptojë se realiteti i vërtetë është shumë më i pasur dhe kompleks sesa hijet që kishte parë më parë në shpellë.
Nëse ky individ kthehet për t’u treguar të burgosurve të tjerë për botën jashtë shpellës, ata mund të mos i besojnë ose mund ta kundërshtojnë atë, duke e konsideruar të gabuar ose të çmendur. A nuk ndodh edhe sot e njëjta gjë, kur dikush guxon të na flasë për një botë që ai njeh dhe që është huaj për shumë ne.
Ne mund të kemi një smartfon të serisë së fundit, një makinë të shtrenjtë, veshur me rroba firmato, të kemi fatin të bëjmë një jetë përrallore, të kemi çfarë të duam dhe të bëjmë çfarë të na shkojë në mëndje. Po i kemi të gjitha, dhe fatmirësisht të jemi të lumtur, por jo të përmbushur, jo të lirë, ndoshta jo të ç’burgosurit nga Shpella e Platonit.
Në këtë nevojë të ngutshme për të zotëruar gjithçka, a është pjesë e synimeve tona, çlirimi nga “Shpella e Platonit”, të jetuarit në dritën që na ndihmon të shohim larg dhe të ndjejmë thellë.
Analogjia e “Shpellës së Platonit” është një metaforë e fuqishme për të ilustruar kufizimet e perceptimit njerëzor dhe mënyrën sesi besimet apo iluzionet mund të formësojnë realitetin tonë.
Duke e lidhur këtë koncept me kohët moderne, shumë mendojnë se njerëzit sot janë në njëfarë mënyre “të burgosur” në shpella të reja, të krijuara nga teknologjia, media dhe normat sociale.
Algoritmet e platformave të njohura shpesh krijojnë një “dhomë jehone,” ku individët shohin vetëm informacionin që përforcon bindjet e tyre ekzistuese. Kjo mund t’i mbajë njerëzit larg realitetit më të gjerë dhe të larmishëm.
Platoni, edhe pas 2400 vitesh kërkon të na çlirojë nga errësira e shpellës, për të na dhuruar diellin, si burim drite dhe jete, të vërtetën absolute dhe njohjen më të lartë, të rrokurit e fuqishëm të të jetuarit të së sotmes me gjithë spektrin e ngjyrave që përbëjnë dritën e diellit.
Jo të gjitha çlirimet, arrijnë të të nxjerrin nga “Shpella e Platonit”. Është nevoja jonë për dritë, për të mirën supreme, burimin e së vërtetës dhe ekzistencës, ajo që na nxjerr nga muret e shpellës duke na njohur me një realitet tjetër, me një tjetër të vërtetë në botën ku jetojmë, por që nuk e zotërojmë dot pa dritën që shohim kur të dalim nga “Shpella e Platonit”.
Çlirimi që vjen nga drita, është liria që buron nga shpirt.

SHKARKO APP