Aleksia Peleshi: “Që jam vajza e një deputeti nuk është arritja ime…”
Aleksia Peleshi u bë e njohur 4 vjet më parë në rrjete sociale dhe në media, si e bija e deputetit Niko Peleshi, pasi u shfaq në kopertinën e një reviste italiane, por duket se pak nga pak po krijon edhe emrin e saj. 18-vjeçarja së fundmi ka shkruar librin e saj të parë, i cili ka në qendër poezi të ndryshme dhe është në gjuhën angleze. Një vajzë shumë bukuroshe, e cila gjithashtu ka provuar edhe modelingun, e ftuar sot tek “Rudina” ajo zbuloi edhe marrëdhënien me të atin.
“E kam si shok të ngushtë, të gjithë hallet, problemet e mia i flas me të”, tregoi 18-vjeçarja.
Fakti që është vajza e një deputeti, për Aleksian nuk përbën arritje. Ajo shpjegon edhe arsyen përse nuk është shfaqur më parë publikisht në media.
“Nuk iu kam dhënë rëndësi dhe nuk kam dashur të shfaqem publikisht për këtë arsye, sepse që jam vajza e një deputeti nuk është arritja ime, është e babait. Ok bravo i qoftë, por kjo nuk ka të bëjë me mua dhe përderisa në atë kohë nuk kisha arritur asgjë, nuk kisha për çfarë dilja, nuk kisha për çfarë të flisja. Tani po, mund të flas për diçka që e kam bërë me forcat e mia”./tvklan.al