Arlind Qori: Po pyetja qëndron, a ka oligarkë në Shqipëri?

Nga Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë

Edi Rama tha sot se në Shqipëri nuk ka oligarkë, dhe kush e përmend këtë term është komunist.

Pikësëpari, Rama shfaqi për të panumërtën herë injorancën e tij historike. Termi oligark nuk është shpikur nga komunistët, por ka qenë pjesë e fjalorit politik që në antikitetin grek. Në bashkëkohësi këtë term e kanë shpluhurosur liberalët për të kuptuar vendet, si Rusia p.sh., ku ka dështuar vendosja e një sistemi të mirëfilltë kapitalist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po pyetja qëndron: a ka oligarkë në Shqipëri?

Swiss Digital Mobile Reklama

Në oligarki më të pasurit nuk janë të tillë prej novacionit dhe marrjes së rrezikut në investime, por prej privilegjeve ekonomike që u garanton shteti. Siç ndodh në vendin tonë me koncesionet.

Oligarkët, nga ana tjetër, diktojnë ligje dhe vendime kundër të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik. Shembujt më flagrantë në vendin tonë janë ligji i investimeve strategjike, ku shteti shpronëson pronarin e vogël për hir të oligarkut, dhe lejet e ndërtimit që shkatërrojnë çdo parim urbanistik.

Oligarkët praktikisht blejnë edhe partitë politike opozitare. Nuk është rastësi që në Shqipëri kundër tyre flet vetëm Lëvizja BASHKË.

Në oligarki rritet jashtë çdo logjike hendeku midis të pasurve dhe të varfërve, çka ndodh përvit në Shqipëri.

Oligarkët gjithashtu manipulojnë opinionin publik përmes kontrollit të mjeteve kryesore të informimit, çka në Shqipëri duket sheshit.

Për të gjitha këto arsye, përfundimi është se në Shqipëri ka oligarkë dhe Edi Rama është yzmeqari i interesave të tyre ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?