ARSYEJA/ Gjyshja i shokon të gjithë, lidh nipin 7-vjeçar me litar dhe e lëshon nga ballkoni (VIDEO)

Një gjyshe i ka shokuar të gjithë me zgjidhjen që ajo gjeti për të shpëtuar macen, e cila ishte bllokuar dy kate poshtë apartamentit të saj.

Ajo ka vendosur të lidhë nipin e saj 7-vjeçar me litar dhe më pas ta lëshojë me kujdes drejt maces për të kapur dhe shpëtuar këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Nanchong të Kinës, ndërsa gjyshja u kritikua në rrjet për veprimin e saj të rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas komentuesve, ajo ka rrezikuar jetën e nipit për të shpëtuar macen. Por për fat të mirë, as i mituri dhe as macja nuk pësuan asnjë dëmtim.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?