Dhoma e Biznesit të Diasporës takim me sipërmarrës në Tiranë: Ka ardhur koha të rrisim ekonominë!

Nga: Daniel Muçaku

Ditën e sotme u organizua takimi i quajtur “Morning Caffe Diaspore”, midis Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe kompanisë së madhe imobiliare ”Billion G&G GROUP”. Në këtë takim morën pjesë intelektualë, përfaqësues të bizneseve private, sipërmarrës, ndërtues e po ashtu pedagogë nga Universitetit Polis.

Presidenti i Dhomës së Diasporës, Ardian Lekaj gjatë fjalës së tij online, u shpreh se Dhoma e Biznesit është një urë lidhëse ndërmjet shqiptarëve që janë jashtë dhe vendit tonë të cilët krijojnë mundësi për investime në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ndër themeluesit dhe anëtar i kryesisë së diasporës në Republikën e Shqipërisë, Gjin Gjoka u shpreh për ”KOHA JONË” se kjo mbledhje e sotme ka si synim bashkëpunimin, modernizimin dhe risi të reja në lidhje me bizneset, përsa i përket investimeve nga diaspora, problematikat ligjore të tyre, e po ashtu për politikat afatshkurtër ekonomike të cila janë propozuar qeverise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Universiteti Polis po bashkëpunon me Dhomën e Biznesit dhe diasporës shqiptare për të promovuar së bashku sipërmarrjet shqiptare në diasporë nëpërmjet intershipeve. Dekani i fakultetit të Menaxhim Mjedis dhe Planifikim Urban, Xhimi Hysa uroi që ky bashkëpunim të jetë afatgjatë.

Kompania ”Billion G&G GROUP”, është një nga 7 themeluesit e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Kompania është themeluar nga Suela Dinella dhe Gjin Gjoka. Përfaqësuesja e kësaj kompanie, Klesta Lalaj tregoi për avantazhet që kjo kompani ofron në fushën e investimeve në pasuri të paluajtshme.

Në fund të gjithë të ftuarit diskutuan së bashku për të ndarë ide dhe për të patur sa më shumë bashkëpunime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?