Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 11:42 Neuer: E kontrolluam Atleticon, ëndrra është finalja e Champions League Manuel Neuer ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 2-0 të Bayern Munich ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në Ditën e Ngjalljes së Jezusit, Gjergj Luca ndërton shtëpi dhe hedh themele shprese

WebTV E shtunë, 4 Prill 2026 20:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjergj Luca dhe shpirti i tij i madh, në një ditë të madhe, arriti ta bëjë të dukshme atë madhështi që nuk kërkon të shpallet, por që ndodh si një akt i heshtur i një vullneti të lartë, një vullnet që nuk flet me fjalë të mëdha, por vepron me duar të hapura. Aty ku shumëkush ndalet te premtimi, ai zgjedh të ndërtojë; aty ku retorika përplaset në ajër, ai hedh themele.
“Ashtu siç ka emrin, ashtu ia bëmë dhuratën. Familjes së Xhevahirit në katundin Griqan të Elbasanit ia ndërtuam shtëpinë e re nga themelet ku të jetojnë të lumtur e plot shpresë. Së bashku me koleget e mia të kompanisë Rozafa zgjodhëm të shtunën e bekuar të Pashkës për t’ia dyfishuar gëzimin një familjeje në nevojë, pa pyetur nëse janë blu apo të kuq… Gëzuar shtëpinë e re njerëzit e mirë të këtij vendi!”, shkruan Luca, dhe në këtë fjali nuk ka vetëm një urim, por një qëndrim, një filozofi që e tejkalon ndarjen dhe e përqafon njeriun.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erio...

28 Tetor 2026, 19:09
Protesta!

Protesta!

25 Tetor 2026, 10:00
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

24 Tetor 2026, 19:00

Dhe vërtet, ajo që ndodh në Griqan nuk është thjesht ndërtimi i një shtëpie. Është rindërtimi i një besimi të lëkundur, se ende ka njerëz që e matin veten me atë që japin, jo me atë që marrin. Një muaj e gjysmë punë, për të ngritur nga toka një strehë që sot, në ditën e Ngjalljes, merr kuptimin e vet më të plotë, si simbol i ringritjes, i shpresës që nuk dorëzohet, i jetës që kërkon të lulëzojë edhe në kushte të vështira.
Pamja e punonjësve të Rozafës që mbërrijnë me dhurata në duar nuk është thjesht një ceremonial. Është një procesion i heshtur i dinjitetit njerëzor, ku çdo hap është dëshmi e një përkushtimi që nuk ka nevojë për duartrokitje. Ata nuk shkojnë vetëm për të dorëzuar një çelës, por për të hapur një derë, një derë drejt një jete më të denjë.
Edhe prania e fotografisë së Sali Berishës në atë shtëpi të re, e vendosur mes dhuratave, merr një ngjyrim të dyfishtë, njëherazi si një ironi e hollë dhe si një deklaratë e qartë, se e mira nuk ka nevojë për flamuj për t’u legjitimuar. Ajo që ndërtohet me punë dhe zemër, qëndron përtej përkatësive, përtej zhurmës së politikës, përtej tymit të përplasjeve dhe zjarrit të molotovëve.
“Po e hamë këtë ëmbëlsirë për begatim të kësaj shtëpie të re… dhe për t’iu kthyer punës, për të ndërtuar shtëpi të tjera… për t’iu gjendur pranë kujtdo që ka nevojë…, sa të kemi mundësi”, shprehet Luca. Dhe në këtë thjeshtësi fjalësh, fshihet një projekt i madh njerëzor, ai i vazhdimësisë së së mirës, i një zinxhiri veprash që nuk mbyllen me një akt, por shtohen si dritat në një natë të gjatë.
Kjo shtëpi në Griqan nuk është vetëm një ndërtim fizik. Është një metaforë e asaj që mund të bëhet kur vullneti takohet me dhembshurinë, kur puna bashkohet me besimin te njeriu. Në këtë Natë të madhe të Ngjalljes, ajo që inaugurohet nuk është vetëm një strehë, por një dëshmi se ringjallja nuk është vetëm një akt hyjnor; ajo mund të jetë edhe një vepër njerëzore.
Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Neuer: E kontrolluam Atleticon, ëndrra është finalja e Champions League
Para 14 minutash

Neuer: E kontrolluam Atleticon, ëndrra është finalja e Champions League

Erion, mos u llasto!
Para 26 minutash

Erion, mos u llasto!

Bllokuan rrugët gjatë protestës, policia gjobit 36 persona
Para 34 minutash

Bllokuan rrugët gjatë protestës, policia gjobit 36 persona

Champions League/ Reali udhëton në Athinë, Liverpooli sfidon “ferrin” turk
Para 42 minutash

Champions League/ Reali udhëton në Athinë, Liverpooli sfidon “ferrin” turk

Më të lexuarat

1 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 16 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 13 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 16 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 12 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.