Nis rrugëtimin “Koha e Botërorit”/ Favoritët, yjet dhe statistikat para turneut të madh me të ftuar Ernest Koçin

KOHA E BOTËRORIT | Favoritët, yjet dhe statistikat para turneut të madh me të ftuar Ernest Koçin

Numërimi mbrapsht ka përfunduar. Bota e futbollit është gati të përjetojë Kupën e Botës më të madhe, më të gjatë dhe më intensive që është organizuar ndonjëherë. Me 48 kombëtare pjesëmarrëse, 104 ndeshje dhe një muaj emocionesh të pandërprera, Botërori që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë premton të thyejë çdo rekord të mëparshëm dhe të sjellë një dimension krejtësisht të ri në historinë e futbollit.

Në prag të ndeshjes hapëse që do të luhet në Mexico City, media “Koha Jonë” sjell për publikun emisionin e ri sportiv “Koha e Botërorit”, një hapësirë e dedikuar ekskluzivisht analizës, debatit dhe komenteve rreth ngjarjes më të rëndësishme sportive të planetit.

Nën moderimin e gazetarit Rozalb Lika, emisioni do të transmetojë atmosferën e Botërorit, duke analizuar ndeshjet më spektakolare, momentet më emocionuese, golat më të bukur, rastet më të diskutueshme dhe historitë e veçanta që lindin gjatë këtij kompeticioni gjigant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emisionin e parë, vëmendja do të përqendrohet te skuadrat favorite për të ngritur trofeun më 19 korrik. A do të arrijë Argjentina të mbrojë titullin kampion? A është koha e Francës për të rikthyer dominimin? Mund të vijë momenti i shumëpritur i Anglisë pas dekadash pritjeje? Apo do të jetë Brazili ai që do të rikthejë lavdinë e munguar prej vitesh?

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë sytë do të jenë mbi talentin spanjoll Lamine Yamal, i konsideruar si një nga futbollistët më premtues të gjeneratës së re. Në të njëjtën kohë, miliona tifozë do të ndjekin me emocion atë që mund të jetë paraqitja e fundit në një Botëror për dy legjendat e futbollit modern, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dy emra që kanë shënuar një epokë të tërë dhe që vazhdojnë të mbeten qendra e vëmendjes sa herë zbresin në fushë.

I ftuari i parë i “Koha e Botërorit” do të jetë gazetari sportiv Ernest Koçi, i cili do të sjellë një analizë të detajuar të statistikave më interesante përpara startit të turneut. Nga rekordet historike dhe skuadrat me më shumë eksperiencë, deri te lojtarët më të rinj dhe favoritët për “Këpucën e Artë”, diskutimi do të ofrojë një panoramë të plotë të asaj që pritet të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?