Gjyqtari brazilian lë nam në sfidën hapëse të Kupës së Botës, has vështirësi me anglishten
Një episod i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e zhvilluar në stadiumin “Azteca”.
Arbitri brazilian Ëilton Sampaio u përball me vështirësi gjatë njoftimit të një vendimi pas ndërhyrjes së sistemit VAR në minutën e 84-t. Pas rishikimit të pamjeve për një ndërhyrje që çoi në përjashtimin e futbollistit Themba Zëane, gjyqtari mori mikrofonin për të shpjeguar vendimin para lojtarëve dhe rreth 80 mijë tifozëve të pranishëm në stadium.
Megjithatë, Sampaio hasi probleme në formulimin e mesazhit në anglisht, gjuhë që nuk është gjuha e tij amtare. Fillimisht ai u ngatërrua në fjalë, ndërsa më pas përdori një anglishte që u kuptua me vështirësi nga të pranishmit.
Pamjet e futbollistëve të Afrikës së Jugut, mes tyre edhe Khuliso Mudau, duke e shikuar të hutuar arbitrin gjatë njoftimit, janë bërë virale në rrjetet sociale. Lojtarët duket se e kuptuan plotësisht vendimin vetëm kur Sampaio nxori kartonin e kuq ndaj Zëwanes.
Kartoni i kuq për Zwane ishte i dyti për Afrikën e Jugut në këtë sfidë, pasi më herët ishte përjashtuar edhe Sithole. Ndërkohë, në minutat shtesë të takimit, edhe mbrojtësi meksikan César Montes u ndëshkua me karton të kuq.
Kështu, sfida mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut hyri në histori si ndeshja hapëse me numrin më të madh të kartonëve të kuq në një Kupë Bote, me plot tre përjashtime gjatë 90 minutave.
KOHA JONË SONDAZH

