“Botërori 2026” nis me 3 kartonë të kuq, Meksika mund Afrikën e Jugut
Meksika e ka nisur me sukses aventurën në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen hapëse të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin legjendar “Azteca”.
Meksikanët kaluan në avantazh falë Julián Quiñones, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare. Érick Lira rikuperoi topin dhe shërbeu për sulmuesin meksikan, i cili goditi fuqishëm nga brenda zonës për të dërguar topin në rrjetë.
Situata për Afrikën e Jugut u vështirësua edhe më shumë në minutën e 50-të, kur Sithole u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.
Meksika shfrytëzoi epërsinë numerike dhe gjeti golin e dytë në minutën e 67-të. Raúl Jiménez realizoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Alvarado, duke vulosur praktikisht fatin e takimit.
Në minutën e 84-t, sistemi VAR ndërhyri për një incident pa top, ku një futbollist i Afrikës së Jugut goditi një lojtar meksikan. Pas rishikimit të pamjeve, gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Themba Zwane.
Megjithatë, edhe Meksika e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë, pasi César Montes u përjashtua me karton të kuq në minutën e dytë shtesë për një ndërhyrje ndaj një futbollisti kundërshtar. Me këtë fitore, Meksika siguron tre pikët e para në grup, ndërsa Afrika e Jugut mbetet pa pikë pas ndeshjes së parë të turneut.
KOHA JONË SONDAZH

