Ferri i flakëve në Athinë. Foto të reja nga tmerri

Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

Ferri i flakëve e ka shndërruar në vend të pajetë me rrugët mbushura nga hiri e ndërtesa të rrënuara e të nxira, dëshmi e tmerrit që përjetoi komuniteti i atjeshëm pasditen e së hënës.

Erërat e fuqishme ndihmuan flakët të avanconin deri në atë pikë sa muri i zjarrtë të rrethonte fshatin pa i lënë njerëzve rrugë shpëtimi.

80 është bilanci i vdekjeve, por me skuadrat që po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave, nuk është çudi që ai të rritet akoma më shumë.

🇬🇷 🔥 Greece: Major forest fires rage near Athens as homeowners flee | Al Jazeera English

Ai që shumë shpresuan të kthehej në rrugën e shpëtimit nga flakët dhe tymi, në fakt u kthye në rrugë vdekje: shumë trupa të pajetë u gjetën në plazhe e disa edhe në ujë.

Një dëshmitare në fshatin e Matit, ku ndodhi zjarri masiv ka rrëfyer për median greke “Neëssit.gr” një moment rrëqethës që ka parë kur një vogëlushe është hedhur në det për t’iu shpëtuar flakëve, por ishte përplasur me shkëmbinjtë. “Kur u afrova pashë që vajza kishte vdekur menjëherë. Ajo kishte gjithashtu djegie të shumta në trup. Ishte si 11 Shtatori, më kujtoi njerëzit që hidheshin nga Kullat Binjake”, u shpreh Maria Patsiou.

SHKARKO APP