Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca i dedikon Giorgia Melonit investimin në Shëngjin

WebTV
E enjte, 15 Gusht 2024 12:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjergj Luca vijon të jetë befasues me çfarë bën dhe si ai i bën gjërat. Kësaj here mirënjohja ndaj Kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila përmes një marrëveshjeje me qeverinë shqiptarë, ka përmbushur një obligim të jashtëzakonshëm, për ata që punojnë dhe jetojnë në Itali, duke i njohur kontributet e tyre dhe duke i bërë që ata të ndihen dhe të jenë të barabartë edhe në Itali, duke ju njohur vitet e pensionit.

Duke u mbështetur te talenti i Helidon Halitit, dhe te mirënjohja e tij e thellë si sipërmarrës, Gjergj Luca ka shndërruar një nga investimet më mbresëlënëse në Shëngjin, në një ekspozitë për Kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Një dedikim për Melonin, një kushtim kaq origjinal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në çdo fasadë të këtij ambienti, piktori Haliti ka sjellë profilin e Giorgia Melonit me gjithë shprehitë e karaktereve të saj; meditativen dhe impulsiven, impresionuesen dhe shokuesen, zyrtaren dhe të shkujdesurën, sharmanten dhe seksualen. Po, e ka endur me ngjyrë dhe shprehi në çdo nerv dhe qelizë, për ta jetësuar ashtu të vërtetë. Kjo që mirënjohja e Lucës të jetë një mirënjohje e ngjitur në tempull arti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kur kulinaria, arti, politika dhe mirënjohja bëhen bashkë prodhojnë gjëra të bukura. Ndaj Rozafa vendosi të hapë jo vetëm restorantin më të ri por edhe shtëpinë e mirënjohjes për konsolidimin e miqësisë italo-shqiptare dhe simbol të saj zgjodhëm një grua të fortë. Mirësevini në tratorinë e ngjyrave, të shijes dhe të epokës së Melonit…” shkruan Luca në rrjetet sociale.

Mund t'ju interesojë

Jona zbulon “sekretin” e Kledjës! Mori info Bejta? Fuego gati g*det Anjezën, nis romancën e 3-të?

Jona zbulon “sekretin” e Kledjës! Mori info Bejta? Fuego gati g*det Anjezën, nis romanc...

Para 13 orësh
Zarfi i Arlindës alarmon Big-un, 5 banorë sfidojnë dhe një sondazh për ”çiftin” Kledja-Bejta

Zarfi i Arlindës alarmon Big-un, 5 banorë sfidojnë dhe një sondazh për ”çiftin” Kledja-...

18 Nëntor 2026, 17:35
Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KO...

18 Nëntor 2026, 15:59

Siç dihet duke filluar nga data 6 korrik 2024 hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet. Kjo marrëveshje nis zbatimin ndërsa prej saj përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali ashtu edhe shtetasit italianë që jetontë në Shqipëri.

Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.

Kështu bazuar në marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që janë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektiv (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri) duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

Po ashtu shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Dhe me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension, duke marrë dy pensione: i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu.

Pra secili shtet do paguajë sipas viteve të punës respektive.

Por nga kjo marrëveshje ka përfitime të tjera që dalin nga ligjet italianë. Për shembull në Itali aplikohet e ashtuquajtura (Quote 103), nëse emigrantët kanë 38 vite punë, duke bashkuar vitet në Shqipëri dhe Itali, dhe mosha e tij është 65, atëherë ai del në pension direkt.

Albert Vataj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 4 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 5 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 6 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 6 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

3 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.