Gjergj Luca inauguron me një festë madhështore “Tratoria Meloni” në Shëngjin
Pas prezantimit të punës së bërë, për të rikthyer në jetë një nga ambientet e braktisura të Rozafës në Shëngjin, Gjergj Luca ka njoftuar përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, për eventin që do të zhvillohet sonte në përurimin e hapjes së “Tratoria Meloni”.
“Miq, ju pushoni ndërsa ne te Rozafa punojmë. Sot përurojmë restorantin më të ri në Shëngjin me plot art, stil dhe emër të bukur “Tratoria Meloni”… Ah se desh harrova, cilësia e ushqimeve dhe e gatimeve nuk ndryshon!”, shkruan Luca në postimin e tij.
Ata që nderojnë me praninë e tyre në këtë inaugurim, do të festojnë dhe promovojnë një tjetër sfidë të Rozafës, një tjetër rikthim të fuqishëm të Gjergj Lucës.
AV