Gjergj Luca: Ja pse e dua dhe e vlerësoj kaq shumë këtë zonjë?!
Gjergj Luca: Ja pse e dua dhe e vlerësoj kaq shumë këtë zonjë, dhe nuk jam vetëm unë, por janë të gjithë shqiptarët, të gjithë ata që i duan njerëzit e vërtetë, politikanet e fuqishme, si Giorgia Meloni, gratë e tilla të jashtëzakonshme, që vijnë të shkruajn historinë, në Italinë e qytetërimit, në Italinë e Perandorëve, po, në atë Itali edhe të burrave që u lindën në tokën dhe trojet ilirike, për t’u ngjitur deri në fronet e sunduesve.
Po, të tregojë me vepër të mirë dhe vullnete pozitive se marrëdhëniet italo-shqiptare kanë qenë dhe kanë mbetur kolona vertebrale të asaj miqësie që ka udhëtuar për të deri këtu te vendi që jo vetëm u bë atdhe i dytë për mbi gjysëm milioni shqiptarë, por i dëshmoi atyre që mes nesh është vetë deti Adriatik, asgjë tjetër.
Sa më shumë rritet fama e “Trattoria Meloni”, restorantit dedikuar kësaj zonje, mirënjohjes së shprehur me zemër e me shpirt, asaj që ajo bëri për emigrantët shqiptarë, aq më shumë zgjohet kujtesa e njerëzve për punët e mira të kësaj zonje që ne i dhamë vendin e merituar në Shëngjinin tonë, si ky fjalim madhështor këtu më poshtë.
E pra miq, a mund të mos e duam këtë zonjë? Ma thoni ju!