Gjergj Luca: Kam vendosur të shkolloj kamarierët

Në vijim të reagimit për problemet, me të cilat po përballet turizmi shqiptarë në përgjithësi dhe shërbimi në veçanti, Gjergj Luca, ka ironizuar rreth projektit që ai bën prezent për të shkolluar kamerierët, meqë Akademia e Barinjve i zgjidhi problemet.

“Meqë Akademia e Barinjve “i punësoi” të diplomuarit e vet me sukses në Parlament, unë kam vendosur të shkolloj kamarierët, kuzhinierët dhe punonjësit e hotelerisë. E ardhmja e Shqipërisë është turizmi, dhe, shërbimi është një faktor i rëndësishëm. Duhet t’i mësojmë kamarierët të mos rrinë gjithë turinj, të mos kruajnë hundën kur shërbejnë për klientët, por mbi të gjitha t’a shikojnë këtë si profesion, jo si një punë të përkohshme të atyre me diploma Juridiku.”, shkruan Luca në mediat sociale.

Ai evidenton një nga problemet e shumëdiskutuar që është ai i shërbimit, i cili në shumë aktivitete të sistemit të turizmit çalon, në disa raste nuk kemi thjeshtë të bëjmë me etikën dhe respektimin e një protokolli sjelljeje që duhet t’i përmbahet një kamerier.

Problemi në fjalë, ka ardhur duke u evidentuar edhe nga mangësitë që turizmi ka në personel, të cilin sipërmarrësit shpesh e plotësojnë me individë të pakualifikuar, që mund të jenë familjarë ose të njohur. Një zgjidhje halli nuk mund dhe nuk duhet të jetë një zgjidhje, sepse është pikërisht ky komponent i turizmit që cenon imazhin e Shqipërisë dhe kërcënon në tërësi këtë sektor jetik të ekonomisë.

AV

SHKARKO APP