Gjergj Luca i bën gjërat me art, me pasion dhe me zhurmë. Arti është gen, pasionin e ka mësuar vetë, ndërsa zhurma është jeta shqiptare
“Mes miqve të mirë, mes ushqimit, artit dhe muzikës, Shëngjini mbrëmë përuroi restorantin më të ri me emrin goditës “Trattoria Meloni”. Vendin e mësuat, menunë tonë e dini, u mbetet veç të vini e të hani bashkë me Giorgia Melonin!”- shkruan Gjergj Luca në rrjetet sociale në videon që ka shoqëruar këtë mesazh.
Njerëz të artit, të medias, të politikës dhe të biznesit, etj, nga Shqipëria dhe shqiptaria, u mbledhën në këtë tubim për të festuar dhe për të uruar këtë sipërmarrje të re, me të cilë Gjergj Luca, jo vetëm konfirmon rikthimin në Shëngjin, aty ku nisi rrugëtimi i tij, por edhe fuqizimin e Rozafës dhe një mundësi më të mirë për të përfaqësuar dhe përmirësuar shërbimin, me atë që mund dhe di ta ofrojë vetëm Rozafa dhe armata e profesionistëve, cilësisht dhe me përgjegjshmëri të kryerjes së detyrës si një mision.
“Trattoria Meloni” nuk është thjeshtë një restaurant, por edhe një risi, një mënyrë se si vetëm Gjergj Luca di t’i bëjë gjërat, se si ai me këtë rikthim triumfal në Shëngjin pas 8 vitesh mungimi, të tregojë se ka ende për të dhënë, por mbi të gjitha për t’i shprehur sakaq mirënjohje dhe konsideratë Shëngjinit dhe qytetarëve të saj, për atë që arriti dhe atë që po e fuqizon Rozafën në betejat e sfidave.
Gjergji i bën gjerat me art, me pasion dhe me zhurmë. Arti është gen, pasionin e ka mësuar vetë, ndërsa zhurma është jeta shqiptare.
Albert Vataj