Jeff Bezos: Njeriu me vlerë  106 miliardë dollarë rënditet në listën e njerëzvë më pasur të të gjitha kohërave

Jeff Bezos: ku njeriu me vlerë  106 miliardë dollarë rënditet në listën e njerëzvë më pasur të të gjitha kohërave.

Gjendemi vetëm në ditën e 11 të 2018 dhe Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, ka parë pasurinë e tij personale të rritet me 6 miliardë dollarë. Bezos tani ka një vlerë prej 106 miliardë dollarësh. Zyrtarisht, ai është njeriu më i pasur në planet,pjestari më i fundit i një liste plutokratësh që shtrihet deri te Croesus, mbreti i Lidisë në shekullin e 6 para Krishtit. Vetëm një herë më parë një njeri ka patur një vlerë dymbëdhjetë shifrore, kur pasuria e Bill Gates arriti kulmin e saj prej 100 miliardë dollarësh në kulmin e flluskës dotcom në vitin 1999. Bezos e parakaloi Gates vitin e kaluar dhe hendeku midis tyre është zgjeruar pothuajse çdo ditë.

Megjithatë, ndikimi i inflacionit do të thotë se Bezos nuk është njeriu më i pasur që ka jetuar ndonjëherë. Madje, ai nuk është as amerikani më i pasur që ka jetuar ndonjëherë: ky titull u përket njërit prej titanëve të industrisë amerikane nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit të 20-të. Andrew Carnegie, John D Rockefeller dhe Henry Ford të tre grumbulluan pasuri shumë herë më të larta se themeluesi i Amazon po të marrim parasysh rritjen e  çmimeve ndër vite.

Duke shkuar akoma më përpara në kohë, lista e 10 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave përfshin Alan Rufus, i afërm i William Pushtuesit. Sipas revistës amerikane Money, kur ai vdiq rreth vitit 1093, pasuria e Alanit ishte me vlerë 11,000 sterlina. Shuma duket e ulët, por mbas pushtimit Norman u vlersuan të gjitha pronat në Angli dhe Alan zotëronte 7% të të gjithë vlerës. Pasuria e Bezos, në të kundërt, nuk përbën as 1% të prodhimit të brendshëm bruto aktual të SHBA; për të arritur Rufusin, pasuria e tij do të duhej të ishte 1.25 trilion dollarë.

Dimë edhe më pak për figurat e tjera historike të cilat zotëruan pasuri të mëdha. Nga faraonët egjiptianë tek perandori romak Augustus Caesar dhe kryekomandanti Mongol Genghis Khan, pasuria nëpër epoka shpesh ka qenë e përqendruar nëpër pak duar.

Gjithashtu Bezos nuk është pa dyshim njeriu më i pasur që jeton aktualisht, thjesht zyrtarisht. Ndërsa është relativisht e lehtë të përpunohet vlera neto e Bezos dhe Gates nga vlera e portofoleve të aksioneve të tyre, askush nuk e di me siguri se sa e kanë vlerën anëtarët e familjes mbretërore arabe. Asnjëri nuk ka dalë me një shifër përfundimtare për vlerën e Vladimir Putinit, megjithëse sipas thashethemeve pasuria e presidentit rus është më e madhe se ajo e Bezos apo Gates. Muamar Gadafi, ish-udhëheqësi libian, thuhet se ka siguruar 200 miliardë dollarë gjatë kohës së tij në pushtet.

Pasuria e Bezos është transparente në Indeksin e miliarderëve të Bloomberg, e cila mbikqyr të dhënat e disponueshme publikisht mbi pronësinë e kompanisë dhe tregut të aksioneve, duke e bërë të lehtë përcaktimin e pasurisë. Lista është e dominuar nga amerikanët, duke pasur parasysh pronësinë e tyre në kompanitë më të mëdha publike në botë. Por të tjerë, nga oligarkët rusë tek drejtuesit e vendeve në zhvillim, kontrollojnë shuma të mëdha të pazbuluara. Disa gjithashtu mund të jenë të fshehura për shkak të strukturave të paqarta të kompanive, me fonde ose pasuri të vendosura në vende të tjera jashtë juridiksionit te vendeve ku ato operojnë.

Rritja e pasurisë së Bezos është rezultat i rritjes së vlerës së aksioneve të Amazon ,e nxitur nga një tubim drejt tregut të aksioneve që i detyrohet shumë shkurtimeve për korporatat të Trump-it, ligj i cili hyri në fuqi në fillim të vitit. Bezos zotëron 16% të Amazon, e cila është rritur në vlerë me më shumë se 50% që nga inaugurimi i presidentit një vit më parë – një situatë ironike duke qenë se Bezos gjithashtu zotëron Washington Post, një gazetë që shkruan kundër Presidentit amerikan, i cili e quan gazetën “fake news”.

Sidoqoftë, Bezos – i lindur në një familje të klasës së mesme në Albuquerque, New Mexico, në 1964 dhe që nisi Amazon në vitin 1994, duke shitur libra nga garazhi i tij në Seattle, është tani numri një në listën e të pasurve para Gates dhe investitorit Warren Buffett.  Pas marrjes parasysh të inflacionit, pasuria prej 100 miliardë dollarësh që i përket Bill Gates do të kishte vlerë gati 150 miliardë dollarë në paratë e sotme.Themeluesi i Microsoft po ashtu mund kishte vlerë më të lartë se Bezos sot, nëse ai nuk do kishte dhuruar gati 36 miliardë dollarë nëpërmjet fondacionit bamirës të cilin e drejton me gruan e tij, Melinda. Krahasur kundrejt pasurisë së përgjithshme në SHBA në kohën kur flluska dotcom plasi Gates ishte shumë më I pasur se Bezos.

Sipas Credit Suisse, pasuria e përgjithshme në ekonominë më të madhe në botë është më shumë se dyfishuar në 93.5 trilion dollarë që nga viti 2000. Miliarderët janë pasuruar edhe më shumë në vitet e fundit, në një kohë kur ka shqetësime në rritje rreth pabarazisë në vendet e zhvilluara. Super të pasurit e  botës tani vlerësohen të kenë përqendrimin më të madh të pasurisë që nga fillimi i shekullit të 20-të, kur industrialistët si Rockefeller dhe Carnegie u pasuruan përtej imagjinatës. Ajo periudhë përfundoi me rrëzimin e Wall Street-it në vitin 1929 dhe nga Depresioni i Madh pasues.  500 njerëzit më të pasur në botë e rritën pasurinë e tyre me 1 trilion dollarë vitin e kaluar, nxitur nga rritja e madhe në vlerën e aksioneve globale./Guardian/

SHKARKO APP