Kadri Morina pasionant dhe vizionar/Eurosig në Mitrovicë, aty ku nuk ka hyrë asnjë kompani tjetër

Industria e sigurimeve guxon të kapërcejë barrierat e ngritura nga politika dhe gjeopolitika në veriun e Mitrovicës. Nga sot hapi dyert dega më e re e kompanisë së sigurimeve Eurosig, e cila do t’u vijë në ndihmë afro 100 mijë banorëve të Mitrovicës, bizneseve dhe institucioneve publike.

Asnjë kompani e sigurimeve të Kosovës nuk ka ushtruar deri më tani aktivitet në pjesën veriore të Mitrovicës. Eurosig është kompania e parë që nis aktivitetin në qytetin e njohur të minatorëve dhe rrokut.

Kadri Morina pasionant dhe vizionar/Eurosig në Mitrovicë, aty ku nuk ka hyrë asnjë kompani tjetër

Në këtë inaugurim mbajtën fjalën e tyre Kadri Morinaj, President i grupit Eurosig-Insig-UBA Bank, Elbert Krasniqi, Ministër i Administratës së Pushtetit Lokal dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Kompania Eurosig prej shumë vitesh ushtron aktivitetin në Kosovë dhe ka shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës me 30 zyra shitje dhe mbi 200 punonjës.

SHKARKO APP