Kryemadhi paralajmëroi emërimin e Besar Kadisë në qeverinë e Ramës

Gazetari Besar Kadia është emëruar sot Zëvendësministër i Financave nga kryeministri Edi Rama. Kadia është i njohur në publik për kritikat e tij ndaj qeverisë për ekonominë dhe koncesione të veçanta që ka dhënë qeveria “Rama”. Disa vite më parë Kadia u pa në takimet e PD, ndërsa së fundi, ai u përfol dhe si pjesë e themeluesve të lëvizjes politike Nisma Thurje.

Disa javë më parë, Kadia u përfshi në një debat me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në studion e emisionit “Open”.

Kryemadhi e akuzoi Kadian në emision si pjesë të lobingjeve ekonomike të Edi Ramës për të dëmtuar opozitën. Replika e kryetares së LSI me Kadinë, një pjese të opinionit ju duk e ashpër në atë kohë, sot që Besar Kadia është në krah të Edi Ramës në qeveri, është një fakt që i jep të drejtë Monika Kryemadhit.

SHKARKO APP