Media po ushqen nostalgjinë për komunizmin (VIDEO)
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) shprehu shqetësim mbi mënyrën si i shkruan aktualisht shtypi shqiptar dosierët mbi Sigurimin e Shtetit dhe diktaturën.
Drejtuesja e Institutit dhe pedagogia e gazetarisë, dr.Jonila Godole, tha se në vend të zbardhin krimet e diktaturës dhe Sigurimit, shumë nga këto shkrime ushqejnë nostalgjinë për regjimin komunist.
Instituti po trajnon gazetarët vendas si të kërkojnë në arkiva, si të kuptojnë dhe si të raportojnë mbi dosjet e ish-Sigurimit.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/605402416542273/