“Ne s’bëjmë gjumë kur dridhesh, se veç ty të kemi nanë Shqipëri”. Interpretimi emocionues i Reshat Arbanës

Artistët e mëdhenj në të dy anët e kufirit i janë bashkuar njëri tjetrit dhe kombit në këtë fatkeqësi të madhe kombëtare si tërmeti i fundit.

Futbollistët, emigrantët, ushtarët dhe policët që ndihen shqiptarë, sot si kurrë më parë, po bëjnë vepra solidariteti, përkushtimi, shqiptarësie unike. Të gjitha këto janë dëshmi se një komb i madh si yni s’vdes kurrë.

Bardi epik, ndoshta pasardhës i drejtpërdrejtë i Mujit dhe Halilit, një figurë legjendare gati gati si Çun Lajçi thuri vargjet e një poezie të madhe, që u bë virale shpejt e shpejt.

Gazetari Shpëtim Nazarko i telefonoi një tjetër figure të madhe si Reshat Arbana që ta recitonte me zërin e tij shungullues. U ngrit nga shtrati ky zë më i fortë se ushtimat e natyrës, dhe në studion e regjistrimit të Edmond Zhulalit, kompozitorit të njohur sipas motiveve të një kënge të njohur të poetit të madh Agim Doçi, na dha këtë mrekulli.

Është urim për 28-Nëntorin, thirrje për ringritje, thirrje për bashkim! Çfarë emocioni!

Vargjet: Çun Lajçi;
Reciton: Reshat Arbana;
Kompozoi dhe orkestroi: Edmond Zhulali me tekst të Agim Doçit;
Ideja: Shpëtim Nazarko;
/Mentor Nazarko/ Konica.al

Ekskluzive/ Kur kolosët i bien në gjunjë Atdheut

SHKARKO APP