Nëna e agresorit që goditi me grusht Berishën: Djali im është i sëmurë

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili sot sulmoi me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së PD, hodhi poshtë akuzat se djali i saj është agjent krimesh apo i lidhur me policinë. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, ajo tha se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.

“Ai nuk është as agjent, as ka lidhje me policinë. Është i sëmurë me çrregullim bilpolar, ka epikrizë, mjekohet prej 5 vjetësh. Nuk e dija ku ishte. Në mëngjes e lashë të qetë, i thashë rri në shtëpi, sikur ta parandjenja. Ka qenë 2 herë në urgjencë të psikiatri, 1 herë e kam çuar me polici se ka qenë keq”, tregoi nëna e 31-vjeçarit.

Ajo tregoi se djali i saj mjekohet me medikamentin Tegretol dhe ndiqet nga mjeku Sadik Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?