Nis sezoni i ri i “Al Pazar”, Agron Llakaj zbulon surprizat (VIDEO)

Spektakli i humorit “Al Pazar” do të nisë sot sezonin e ri me mjaft surpriza dhe risi. Ky është sezoni i tetë i “Al Pazar” në “Vizion Plus”. Përgjatë rrugëtimit të në tetë sezone, “Al Pazar” është kthyer në një nga programet më të ndjekura në gjithë ekranet shqiptare.

Drejtuesi i spektaklit, Agron Llakaj, në një intervistë për “Vizion Plus” ka treguar detajet e reja të këtij spektakli.

Veç aktorëve të njohur të këtij spektakli këtë vit do të ketë mjaft emra të rinj të talentuar, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Risia nuk është vetëm në rolet dhe prurjet e reja të artistëve, që do të sjellin një përmbajtje ndryshe të spektaklit, por edhe në transformimin e skenës dhe elementëve teknikë. Mes shumë detajeve në skenografinë e këtij sezoni, bie në sy vendosja e fotove të aktorëve më të mëdhenj ndërkombëtarë të humorit, duke nisur nga Çarli Çalpin, Ben Hill etj,. Mes humoristëve të njohur është vendosur dhe fotoja e kryeministrit Edi Rama.

Intervista në Vizion Plus, pjesa e parë

Vizioni i pasdites - Al Pazar, Agron Llakaj zbulon surprizat e sezonit të ri Pj.1 - 4 Tetor 2019

Intervista në Vizion Plus, pjesa e dytë

Vizioni i pasdites - Al Pazar, Agron Llakaj zbulon surprizat e sezonit të ri Pj.2 - 4 Tetor 2019

SHKARKO APP