Nisin punimet te Dispanceria, Manastirliu: Rindërtojmë 14 qendra shëndetësore në Tiranë

Klinika e specializuar për sëmundjet e mushkërive e qytetit të Tiranës po rindërtohet për t’u kthyer në një qendër model jo vetëm në infrastrukturë por edhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi fillimin e punimeve tek Dispanceria, ku theksoi rëndësinë e investimeve në shërbimin Parësor.

“Kemi hapur investime madhore në shëndetësi dhe padyshim programi kombëtar për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore është ndër më të rëndësishmit që ka nisur e zbatohet këtë vit. Pjesë e këtij programi është investimi tek Dispanceria, e cila do të rindërtohet dhe do të pajiset me aparatura moderne për t’ju shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të specializuar në këtë qendër”, tha Manastirliu.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/886673664855505/

Ministrja theksoi se ky nuk është i vetmi kantier i hapur në Tiranë. “Jemi të fokusuar te rindërtimi i qendrave të kujdesit parësor, si porta e parë hyrëse në shërbimin shëndetēsor për qytetarët, ndaj kemi hapur kantierin e shëndetësisë edhe në qendrën shëndetësore nr. 4, qendrën nr. 10, në Kashar, Ndroq, Pezë, Bathore, janë 14 qendra shëndetësore në qarkun e Tiranës që po rikonstruktohen me buxhetin e shtetit vetëm gjatë këtij viti”, tha Manastirliu.

Duke theksuat rëndësinë e shërbimeve të integruara, Manastirliu theksoi se: ”Tirana është padyshim kantieri më i madh sa i takon investimeve këtë vit, pasi përvec shërbimit Parësor, kanë nisur investime të rëndësishme sa i takon infrastrukturës spitalore. “Tre projekte madhore nisin këtë vit në QSUT. Ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme që do të zëvendësojë 6-katëshin ekzistues; ndërtimi dhe pajisja e dy kateve të kirurgjisë së përgjithshme dhe pediatria e re moderne”, tha Manastirliu. Vetëm për vitin 2018 po investohen 14 milion euro në shërbimin shëndetësor.

SHKARKO APP