Presidenti Meta pret kryetaren e LSI-së në Presidencë (VIDEO)

Pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, me kreun e PD-së, Lulzim Basha në Presidencë ka shkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari. Takimet në Presidencë po zhvillohen për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në 2021.

Që prej mëngjesit të ditës së sotme presidenti Ilir Meta po zhvillon takime me palët politke në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/781142925760255/

SHKARKO APP