Qeni kapet me “presh” në duar, vidhte lodrat e Krishtlindjeve
Komisariati i policisë së Massachusetts gjeti autorin që fshihej pas vjedhjes së lodrave që ishin mbledhur për bamirësi.
Oficerët në Franklin po mblidhnin lodra për ti dhuruar ato tek fondacioni Santa, një organizatë bamirësie për familjet gjatë Krishtlindjeve.
Por lodrat vazhduan të zhdukeshin dhe padyshim “hajduti” ishte brenda departamentit, kështu që u kërkua një kontroll i plotë.
Nuk kaloi shumë teksa Ben Franklin, qeni i shpëtimit u kap mat duke marrë lodrat.
Në disa video që qarkullojnë në rrjet shfaqet Ben duke mbajtur një karrocë lodër dhe duke u larguar fshehtazi nga oficerët.
Këta të fundit filluan ta ndiqnin nga prapa deri tek një tavolinë ku Ben i kishte fshehur të gjithë lodrat.
“Ndërtesa është mbyllur, kështu që ne e kuptuam që ishte Ben. Kur Ben pa këto lodra, ai mendoi se të gjitha i përkisnin atij” – deklaroi zëvendës shefi i policisë së Franklin, James Mil.
Ai shtoi se Ben është ndaluar nga dhoma e ku mbahen lodrat.
https://www.facebook.com/162770995915/videos/2680872588791670/