Sindikata e artistëve: Kërkojmë transparencë për projektin e Teatrit Kombëtar

Ka kaluar një muaj që kur Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Teatrit thirri një mbledhje të hapur për të diskutuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” dhe Transparencën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Sot, ata thonë “që ka një mungesë vullneti për konsultimet në ndryshimet ligjore dhe se refuzohet transparenca për projektin e TK”.

Një ditë pas prezantimit të bujshëm të projektit të ri të Teatrit Kombëtar në zyrat e kryeministrisë, – nga vetë Edi Rama si dhe arkitekti danez i konsideruar me famë botërore Bjorke Ingles, – vjen denoncimi për plagjiaturë të tij. Ka qenë kreu i SASE (Sindikata e artistëve të skenës dhe ekranit) Kastriot Çipi, i cili përveç kundërshtisë konstante, dje ka hedhur dyshime se projektit i ri i Teatrit Kombëtar është kopjuar.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, regjisori i njohur Alert Çeloaliaj, gjithashtu pjesë e bordit drejtues të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, u shpreh se transparenca është ajo çka ata i shqetëson më së shumti, sipas ti nëse kjo “transparencë” nuk do të bëhet, ata janë të gatshëm të marrin masa.

 Alerti  u shpreh se projekti për TK, ka një mungesë të theksuar transparence duke filluar që tek sipërfaqja e teatrit, sallat, kapaciteti etj.

“Ajo që më shqetëson tek projekti është se nuk u dha asnjë vijë në letër për të treguar si dhe sa do të jenë sallat si dhe sa do të jetë kapaciteti si dhe sa do të jenë sallat e provave”, u shpreh regjisori.

Gjithashtu regjisori u shpreh se artistët që morën pjesë në prezantimin e projektit të ri në kryeministri janë thirrur në mënyrë selektive.

“Ne nuk patëm fatin e mirë të ishim atje pavarësisht këmbënguljes tonë. I kërkuam ministrisë së Kulturës që të na siguronin ftesa, ne si kryesi apo anëtarëve të tjerë të SASE, ku na u përgjigj vetëm heshtja dhe nuk morëm pjesë”, u shpreh Alert  Çeloaliaj.

https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1799734420085258/

SHKARKO APP