Valbona Mema tregon “shtëpinë e dytë” dhe falenderon Veliajn (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Valbona Mema na ka treguar sot sekretin e rënies në peshë, por edhe të rutinës së saj të përditshme kur nuk është e angazhuar me koncerte jashtë vendit.
Teksa mbolli një pemë bashkë me kryebashkiakun Veliaj në Parkun e Liqenit, Valbona Mema theksoi se Parku I Liqenit është kthyer për të “një shtëpi e dytë”, ku del çdo mëngjes për vrap. Për këtë ajo falenderoi dhe kryebashkiakun Veliaj për ndryshimin që ka pësuar parku.

Pjesë nga biseda:

Valbona Mema: Unë bëj vrap çdo ditë.

Veliaj: Me të vërtetë!

Valbona Mema: Shtëpia ime e dytë.

Veliaj: Respekt.

Valbona Mema: Dhe të falenderoj për këtë gjë.

Veliaj: Respekt, respekt, respekt.

Valbona Mema: Të falenderoj që ti na ke dhënë këtë lloj kënaqësie.

Veliaj: Po mir kur fle që del çdo mëngjes?

Valbona Mema: Unë fle me pulat dhe çohem me gjelat çdo mëngjes, domethënë fle në 21:30 dhe zgjohem në 06:00.

Veliaj: Bravo!

Valbona Mema: E kam si regjim çdo ditë.

Veliaj: Po i thosha fëmijëve, ata janë nxënës në klasë të 8-të. Kur kemi filluar këtu i bie që ata kanë qenë në klasë të 3-të. Dhe të kujtohet se ti del,këtu ka qenë ferra, ferra, ferra, ferra.

Valbona Mema: E di e di.

Veliaj:Pastaj ai zaptimi, pastaj ata që digjnin plehrat.

Valbona Mema: Kështu është një mrekulli, domethënë sinqerisht unë i them gjërat ashtu si i shoh. Sinqerisht na ke dhënë një mundësi që ne ta shijojmë këtë natyrë.

https://streamable.com/yo6liz

SHKARKO APP