Video e protestes së opozitës e shtunë 27 janar 2018

Ja video e protestes

“Zonja dhe zotërinj vëllezër dhe motra mirë se keni ardhur në këtë plebishit madhështor, për të shpallur vendimin e gjykatës popullore për Edi Ramën dhe bandat e tij në pushtet.

Kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e një populli për të parë dramën e tij.

Një vit më parë, mijëra e mijëra shqiptarë u mblodhëm në këtë shesh për të ndalur të keqen.

Mijëra të tjerë na panë nga larg, duke shpresuar se e keqja nuk ishte e vërtetë.

Sot, ne që jemi këtu shumë më shumë se me 18 shkurt por edhe ata që qëndruan larg, e shohim qartë se e keqja është e vërtetë!

E keqja nuk ikën po nuk u luftua.

E keqja nuk ikën po nuk u bashkuam të gjithë kundër saj”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së ky është një plebishit popullor nga më madhështorët që ka njohur historia e demokracisë.

“Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj në këtë orë të madhe dhe vendimtare të bashkimit popullor kundër së keqes.

Mirë se keni ardhur në këtë shesh të historisë dhe së ardhmes, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, studentë dhe pedagogë, profesionistë, intelektualë dhe të papunë, të përndjekur dhe pronarë, fermerë dhe sipërmarrës, naftëtarë, minatorë, ambientalistë, prindër dhe fëmijë, nga Jugu në Veri, anembanë Shqipërisë!

bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim:

Për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës!

Për të shpallur solemnisht  se nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesat plackitëse të një grushti njerëzish të pasuruar duke vjedhur shqiptarët dhe duke e shndërruar vendin në çerdhe të krimit të organizuar dhe drogës.

Cdo e keqe, nga varfëria tek falimentimi, nga pasiguria tek depresioni, nga papunësia tek eksodi, nga taksat e larta tek çmimet e papërballueshme, nga shpërfillja tek arroganca, të gjitha, burojnë nga një e keqe e madhe: zgjedhjet e blera, qeveria e paligjshme. Qeveria e paligjshme e votave të blera, shkel dhe dhunon të drejtat dhe liritë e njerëzve të thjeshtë sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta.

Sa më shumë ta lemë, aq më keq do të jetë për vendin, për të gjithë shqiptarët.

Ndaj sot, në emrin tuaj, në emër të gjithë shqiptarëve që na mbështesin në këtë shesh dhe kudo ku janë, në emër të opozitës, kërkoj largimin e qeverisë së paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin, do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Kjo kërkesë, ky akt solemn, është vendimi popullor i kësaj proteste.  Ju burra dhe gra, të rinj dhe të reja, të moshura, nëna e baballarë, deshmoni këtu me praninë tuaj fundin fundin e raporteve politike të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit”, theksoi Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1766050936779413/

SHKARKO APP