VIDEO / Rezart Veleshnja bëhet xheloz për Ermal Mamaqin, shiko çfarë bëri nga inati

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është bërë “xheloz” për faktin se Ermal Mamaqi arriti të mbjellë pemën e tij në Parkun e Liqenit. Ndaj dje në ditëlindjen e tij, edhe ai iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë një pemë, si simbol i vazhdimësisë së jetës, por edhe për të përjetësuar këtë datë të shënuar në jetën e tij.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar një video nga ky moment, të cilës i ka dedikuar edhe një koment: “Edhe Rezart Veleshnja e mbolli pemën e tij për ditëlindje!  Kush artist është ziliqar, ka Tirana vende për pemë plot”, shkruan Veliaj në komentin që shoqëron videon”.

Synimi i Bashkisë së Tiranës është që deri më 21 mars, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, të mbillen 100 mijë pemë të reja duke shtuar sipërfaqet e gjelbra dhe duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për brezat e ardhshëm. Në projektin afatgjatë të Bashkisë është krijimi i Pyllit Orbital si unazë e gjelbër që rrethon Tiranën. Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbër me 2 milion pemë dhe lidh 14671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit. Kryebashkiaku, Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen kësaj nisme për të mbjellë një pemë të re për të përkujtuar një njeri të dashur apo një datë të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?