Mbi 20 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadiumin “Uembli” për sfidën mes Anglisë dhe Shqipërisë. Ngjyrat kuqezi dhe atmosfera festive me këngë patriotike kanë qenë prezente në rrugët e Londrës, me kryeqytetin anglez që është shndërruar në një festë totalisht shqiptare.