Wilshere nuk heq dorë: Kam edhe shumë për të dhënë në futboll

Jack Wilshere po stërvitet prej javësh në klubin e Arsenalit, po ku merr edhe eksperiencën e parë si trajner, pasi po ndihmon jo pak në trajnimin e skuadrave të moshave. Megjithatë në një intervistë për mediat angleze, Wilshere deklaroi se nuk e ka mbyllur ende me futbollin profesionist dhe se dëshiron të rikthehet të tregojë sërish aftësitë e tij në fushën e lojës.

“Po ndihmoj edhe në fushën e trajningut, pasi është një eksperiencë e re për mua, por mbi të gjitha po punoj dyfish në stërvitje, për të rigjetur formën më të mirë. Nuk kam ndërmend ta mbyll me futbollin, pasi jam i bindur që kam ende për të dhënë në fushë dhe mezi pres mundësinë e radhës”, deklaroi futbollisti.

Jack Wilshere është rritur në klubin e Arsenalit, ku edhe debutoi që në moshën 16-vjeçare, por pavarësisht një nisjeje të jashtëzakonshme të karrierës, në 5 vitet e fundit gjërat kanë ecur mbrapsht dhe tani 29-vjeçari nuk po arrin të bindë asnjë skuadër t’i ofrojë kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?