Xing në dasma VIP-ash, sa kushtoi fustani që veshën Kejsi Tola dhe Xhensila Myrtezaj

Dasma e dy javëve më parë, ajo e Kleas dhe Elgitit, ishte e bujshme jo vetëm për madhështinë e ceremonisë në jug të vendit, por edhe për jehonën që mori në rrjetet sociale me foto dhe video nga të gjithë të ftuarit. Ndryshe ndodhi këtë fundjavë në dasmën e Arbanës dhe Edit, sepse të ftuarit e kishin të ndaluar të postonin foto dhe video në rrjetet sociale…

Megjithatë, Xhensila Myrtezaj e gjeti një moment për të postuar ca foto të shpejta dhe aq u desh.

Ra në sy menjëherë fustani: diku ishte parë dy javë më parë. Paska qenë e njëjta zgjedhje edhe për këngëtaren Kejsi Tola.

Me një stil krejtësisht të veçantë, fustani me lule vjen nga linja “Zimmermann’s Wonderland”dhe çmimi fillestar në internet është 975 euro. Me një material të freskët linoje dhe me kopsa të theksuara para, fustani i jep shkëlqim çdo lloj siluete. Për freskinë, gjallërinë, ngjyrat dhe pëlhurën, të dyja këngëtaret kanë bërë zgjidhje ideale.

SHKARKO APP