Zbulohet kalendari i Seria A për sezonin e ri, derbi i Milanos më 17 shtator
Nis sezoni i ri 2023-24 i Seria A, të paktën në letra. Ditën e sotme është hedhur kalendari për sezonin e ri që do të nis ëmë 20 gusht dhe do të mbyllet më 26 maj.
Kampionët në fuqi të Napolit, e fillojnë mbrojtjen e titullit ndaj Frosinones. Milani do të luajë në transfertë ndaj Bolognës, Juventusi ndaj Udineses, ndërkohë që Interi pret Monzën.
Derbi i Milanos do të luhet më 17 shtator, ndërkohë që nuk do të ketë pushime gjatë Krishtlindjeve apo Vitit të ri. /R.Lika-Koha Jonë/