Zbulohet dokumenti sekret qeveri-banka, me paketën e ndihmës prej 100 milionë euro. Nëse nuk e kthen kredinë qeveria të sekuestron biznesin

Qeveria propogandon se ka 100 milionë euro “paketë ndihme” për biznesin. Por çfarë bëhet nëse iks biznes nuk arrin ta kthejë kredinë në kohën e duhur, ndonëse kredinë e merr nga halli i krijuar nga pandemia koronavirus e jo nga mos drejtimi i mirë apo nga tregu?

Ja se ç’ndodh: Nëse në fund të periudhës së huasë, biznesi nuk kthen detyrimin ndaj bankës, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga struktura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi (shiko dokumentin).

Kur nuk arrin ta paguash kredinë-“ndihmë” këtu hyn në punë “tigri” dhe krejt lukunia e oligarkëve, që pasi ta shqyen gurmazin “tigri”, ata turren dhe marrin krejt lirë pronat e sekuestruara nga qeveria, sepse nuk arrin të paguash kredinë, ku qeveria ti dha për të paguar pagat dhe detyrimet ndaj saj.

Aksionet e firmës apo kompanisë administrohen dhe publikohen në shitje nga Agjencia e Privatizimeve. Dhe kjo Agjensi (shtetrore), më pas, ua kalon pronësinë e këtyre që nuk arrijnë të kthejnë kredinë, pra ua jep pothuaj falas oligarkëve, të cilët kanë euro cash në qindra milionë, ndaj ata (11 veta) fillojnë të blejnë lirë kompanitë apo bizneset që nuk kthejnë “ndihmën”. Kështu sot qeveria të thotë “merr kredi te paketa 100 milion euro”, kurse nesër ti nxjerrë aksionet e pasurisë në treg me vlera deri në 5 herë me ulje. Agjensia e Privatizimeve e cila ngarkohet për shitjen e këtyre pronave të biznesit të falimentuar, do seleksionojë blerësit, të cilët dihen se kush janë miqtë e qeverisë.

Ndërkohë shtetet e tjera europiane apo SHBA e Kanadaja, si dhe dje Australia, japin ndihmë konkrete dhe falas. Paguajnë pagat e punonjësve, etj, vetëm që biznesi të mos falimentojë apo të krijojë pasiguri.

Kurse në Shqipëri “tigri” ministër, Arben Ahmetaj me urdhërin e Surrelit, të thotë “merre litarin e vdekjes” dhe thuaj faleminderit!

Pra “Tigri” ti jep, kurse Surreli të merr pronat!

S.P.

 

Në foto: Pjesë nga dokumenti sekret që qeveria kaq hartuar me bankat kur të detyron të marrësh kredi nga “100 milion eurot”, gjoja si paketë ndihme, por që mbetet kredi e duhet paguar ndryshe shteti, pra qeveria që ti dhaq si “ndihmë” ti sekuestron pronat.

SHKARKO APP