Zgjedhjet në 2025, Spiropali: Treçereku i ministrave dhe deputetëve mund të mos jenë më në listë

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me përbërjen e PS-së dhe qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

Ajo u shpreh se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025.

”Unë mund të mos jem në Parlament apo në qeveri. Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament.

Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë”,-tha në TCH.

SHKARKO APP