Zgjedhjet në Serbi! Hedh votën në kuti edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka votuar në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të dielë në Serbi. Arifi kryeson listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Ekziston rreziku që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet, kjo për shkak të ndarjes me dy lista.

Liderët politikë nga Shqipëria dhe Kosova kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e të dielës në Serbi.

SHKARKO APP