Zgjedhjet për kryebashkiak të ri në Kukës, kanë votuar mbi 41% e kuksianëve
Votimi vazhdon në bashkinë e Kukësit, në një proces që në përgjithësi është raportuar i qetë. 41.58 për qind e kuksianëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 17:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy orë para përfundimit të orarit zyrtar të votimit.
Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.
KOHA JONË SONDAZH

