Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit, familjarët dhe Policia në Konispol ku dyshohet se janë groposur pas ekzekutimit

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej 18 ditësh dhe policia dyshon se ata janë ekzekutuar dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol.

Prej orëve të mëngjesit, rreth 50 familjarë të Fatmir Sulovarit, 46 vjeç, janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur fizikisht dhe me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave. Familjarët mendojnë se policia nuk po vepron prandaj kanë nisur kërkimet vetë.

Policia po heton disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi janë persona me precedentë për çështje narkotikësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?