Home Aktualitet Zonja e parë ...

Zonja e parë e SHBA e vendosur: Biden nuk do të tërhiqet nga gara pavarsisht…

42
0

Jill Biden, gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, është në mbështetje të tij për ta vazhduar garën presidenciale, pavarësisht debatit katastrofik që pati me kandidatin republikan Donald Trump të enjten.

Siç raporton “New York Times”, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka “votën vendimtare” nëse Bideni duhet t’i dëgjojë thirrjet për t’u tërhequr nga gara dhe t’ia lë vendin një kandidati më të ri.

“Kaq e afërt është marrëdhënia mes tyre”, shkruhet në tekstin e NYT.

Jill Biden mbetet optimiste se burri i saj mund t’i fitojë zgjedhjet, pavarësisht thirrjeve nga donatorët demokratë që Joe të tërhiqet nga gara.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit