Zoti Kryeministër! Mos provoko “2 mars” tjetër, por të rrezikshëm. Kujdes mos e hidh popullin në luftë!
Kryeministrit Rama, me sa duket, duhet t’i ketë bërë keq koronavirusi, pasi siç thonë mjekët ai dëmton edhe trurin. Nuk kanë shpjegim tjetër tjetër veprimet e mbrëmshme të tij, kur në mënyrë të njëanshme dhe provokative, Edi Rama ka urdhëruar dështimin e Reformës Zgjedhore, pra të konsensusit të madh të arritur në janar mes opozitës reale dhe mazhorancës momentale.
Në mënyrë paradoksale dhe tinzare ai ka urdhëruar Damian Gjiknurin për shkatërrimin e krejt procesit të deritanishëm, duke menduar se pasi do të lejojë me ligj hashashin, do të blejë zgjedhjet prapë si në vitin 2017.
Petrit Vasili (LSI) dhe Oerd Bylykbashi (PD) e dhanë sinjalin sot se nëse Edi Rama vepron kështu për Reformën Zgjedhore, duke synuar që ti vjedhë zgjedhjet me mënyrat e tij, qoftë edhe me ndonjë ambasador të blerë, paralajmërimi ka mbërritur paradite nga PD dhe LSI. Nëse del nga shinat e marrëveshjes atëhere opozita do të dalë në rrugë me protesta popullore për ta rrëzuar, pa pritur zgjedhjet.
Kjo është e vendosur sot nga opozita, e cila nuk e priste pabesinë e kryeministrit, sepse mendoj se reformën zgjedhore do ta bënin në bashkëpunim mes opozitës dhe pozitës e jo siç po e devijon Edi Rama.
Nuk ka shpëtim këtë herë për Edi Ramën, thonë burimet në LSI dhe në PD, pasi populli nuk nuk duron më sepse pa punë, mbyllur brenda, pa mirëqënie, pa siguri për të ardhmen dhe ku vetëm një grusht oligarkësh marrin fitimet e shtetit ata do të dalin në sheshin para kryeministrisë.
Edhe një “2 mars” tjetër duhet që populli të mos shikojë kush i del para; ministër apo kryeministër, deputet i blerë nga “opozita e re” apo oligark; do ti marrë para, sa asnjë ambasador nuk i shpëton më.
Nëse edhe kjo shpresë për marrëveshje shkatërrohet, atëhere nuk ka më ndalesë dhe hezitim nga opozita.
Edhe nga presidenti, që nuk mund të lejojë që vendi të shkojë në destabilizim nga klika e Surrelit, do ketë reagim.
Protestë tjetër “2 marsi” apo shpërndarje të parlamentit mu në sallën e tyre të krimit, kjo akoma nuk bëhet e ditur. Për të mbrojtur Kushtetutën, rendin, sigurinë e garancinë e votës, pra për zgjedhje të lira këtë herë do ketë përplasje, e jo duke iu sjellë kryeministrisë rrotull!
Një gjë dihet se nëse kryeministri e ka ndarë mendjen të ecë në udhën e konfliktit, patjetër që përplasje ballë për ballë do ta marrë, bile shumë shpejt, pa mbaruar akoma fuqia e ligjit për ndalimet e mitingjeve apo protestave.
Ky është vendimi i marrë sot!