Braçe-opozitës: Mjaft më me diversione, në 21 janar vratë ju, jo Meta

Në debatin që përfshiu Parlamentin në përkujtim të 21-janarit, deputeti sociaslit Erjon Braçe kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para ligjit të atyre që sipas tij “pushkatuan 4 protestuesit në bulevard”.

Në përgjigje të Braçes, kryetari i grupit të deputetëve demokrat Edi Paloka, synoi të bëjë diversion, teksa i cilësoi deklaratat mënyrë për të sulmuar aleatin në qeverisje, Ilir Metën.

Ja deklaratat e Palokës dhe Braçes më poshtë:

Paloka

Sa për pjesën tjetër pas tre vitesh në pushtet dhe shumë angazhimesh të marra për zbardhjet bën mirë që kolegu pyetjet t’ja drejtojë kryetarit të partisë së tij, as Parlamentit e askujt tjetër e të bëjë pyetje shtesë se pse disa emra janë kryetarë të PS si shkruante një gazetë e majtë sot.

Ne jemi shprehur qartë se duhet ta zbardhë drejtësia, kemi pasur angazhimin tonë, drejtësia as në atë kohë e as sot nuk është në dorën tonë, si prokurorja e atëhershme merrte urdhra nga ju. Nëse e keni këtë si mënyrë për të sulmuar aleatin kjo është çështja juaj, sa për drejtësinë duhet ta thotë fjalën për atë rast dhe shumë raste të tjera.

Braçe

Përmend faktin që as Berisha kryeministër, as Basha ministër i Brendshëm nuk janë bërë kurrë anëtër të PS apo kryetar, çështja që rikthehet në këtë sallë është për 4 të vrarë mu në mes të bulevardit, rikthehet sepse është hetuar gabim që nga fillimi, nuk nis hetimi nga pushkatarët, por nga komandantët e pushkatarëve, ndaj nuk kemi zbardhje të 21 janarit se ata janë e ishin të lirë shkatërruan vende ngjarjesh, prishën provat, shkarkuan prokurorë, kapën gjykatës e sot nuk ka asnjë të dënuar në burg për 21 janarin, ky është problemi. Sa për diversionin e përsëritur, banal, që përmendet në këtë sallë, po flasim për 4 të vrarë dhe aleati ynë nuk ka vrarë kërkënd.

SHKARKO APP