Ledri: Po të kishte qenë Sara më private, ndoshta do ishim ende bashkë

Artisti shumë i dashur nga publiku, Ledri Vula zbuloi disa të pathëna në intervistën e dhënë për Arbana Osmanin në episodin e parë të emisionit të saj të ri në YouTube, “Mirëmbrëma yje”.

Ndër të tjera ai foli gjerë e gjatë për lidhjen e tij me Sarën, nga shtatzënia e deri te fundi i lidhjes së tyre, arsyet për të cilën tha se nuk i ka menduar.

I pyetur nëse është penduar që lidhja e tij me Sarën ka qenë kaq publike, ai tha se ishte e pamundur ta mbante larg mediave, për shkak të karrierës së tij. Megjithatë, ai u shpreh se po të kishte qenë Sara më private, ndoshta do ishin ende bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ledri: Unë dhe Sara jemi dy tipa të kundërt, gjë që na ka bërë edhe të funksionojmë si çift.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arbana: Por çfarë nuk funksionoi?

Ledri: S’e di, as nuk jam ndalur ta mendoj dhe as nuk dua ta mendoj tani.

Arbana: Të vjen keq?

Ledri: Më vjen keq vetëm për Poin. Për diçka tjetër, jo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?