FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denaj takim me ambasadoren Zach: Austria, asistencë për sigurinë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim ambasadoren e Austrisë në vendin tonë, Monica Zach. Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. ”Asistenca teknike që pritet të marrim nga Austria në fushën e sigurisë ushqimore dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kanaleve irriguese, do të kontribuojë në procesin e integrimit në BE”, deklaroi ministrja. Denaj vuri në dukje se gjatë takimit u diskutua edhe ecuria e marrëveshjes UBT-BOKU, e cila sipas saj, do të transformojë UBT në një qendër me influencë rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?