Arben Ahmetaj: Më vjen keq për Ben Blushin që flet me ambicje personale

Nuk vonon dhe Edi Rama e nxori një ministër ti kundërpërgjigjet Ben Blushit. Kritikave të deputetit Ben Blushi për mënyrën e qeverisjes dhe mungesën e rezultateve, kësaj here i përgjigjet me shifra ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“Nuk kam folur per ambicien e Blushit per te kandiduar per postin e Kryetarit te PS, sepse nuk kam dashur te hyj ne kete debat per mua te pakuptimte, pas dy fitoresh e dy konfirmimesh radhazi te PS dhe te Edi Rames ne krye te vendit. Por, sado i pakuptimte me duket mua ky debat qe buron nga ambicia e mikut tim Ben Blushi, eshte e drejta e tij ta zhvilloje ate siç e sheh te arsyeshme”, thotë Ahmetaj.

Më tej ministri thotë se këtë vit do të ketë rritje ekonomike 3.5% dhe kërkon nga Blushi “mbështetje e jo luftë me nota kundërshtarësh”.

“Ben, papunesia nuk eshte rritur, perkundrazi, punesimi eshte rritur. Mos harro i dashur mik qe, ne reference te raportit te Bankes Boterore, vendi arriti kulmin e varferise ne vitin 2012, e tashme ka nisur rimekembjen. Sigurisht qe duhet te rritet me shume, prandaj do duhet qe reformat t’i mbeshtetesh dhe jo t’i sulmosh. Te veshtira jane, te dhimbshme, por ne finale, te domosdoshme. Rezultatet kane filluar te duken”, shkruan Ahmetaj.

Në vijim të reagimit të tij Ahmetaj i kujton Blushit disa prej reformave të qeverisë për t’i ulur barën biznesit të vogël dhe familjeve në nevojë.

“Ky ka qene qellimi, vizioni e premtimi kur ishim ne opozite dhe sot eshte nje premtim i mbajtur. Jane reforma te vleresuara nga institucionet nderkombetare qofte per guximin, qofte per maturine dhe vizionin. Me vjen vertet keq qe ne te foluren pa shifra te mikut tim Ben Blushi, shoh populizem qe nuk na con askund, vetem na kthen tek ngrehina e vjeter”, thotë Ahmetaj

SHKARKO APP