Nëse Rama jep dorëheqjen, zgjedhjet duhet të zhvillohen me 18 qershor

Ka disa zhvillime të orëve të fundit, ku pritet që Edi Rama të jap dorëheqjen nga kryeministër dhe të krijohet një qeveri garante e zgjedhjeve, bashkë me opozitën. Kjo lëvizje e Ramës duhet vlerësuar, pasi realisht ai është kryeministër i ligjshëm, kushtetues dhe i votuar. Por nisur nga situata politike që po vjen duke u destabilizuar, veprimi i Edi Ramës mbetet veprimi i një Burri Shteti që mbi të gjitha vendos për shtetin dhe qytetarët. Natyrisht që ka shumë, përreth tij, të cilët e shtyjnë drejt dhunës, mos’tërheqjes dhe që me 18 qershor të futet i vetëm në zgjedhje. Por ky soji “këshilltarësh” naivë,  militantë apo interesaxhinjë janë gjithnjë të ngjitur pas pushteteve dhe interesave private. Ata janë pjesa më injorante apo më e pisët, që nuk këshillojnë me arësye apo nisur nga paqja mes njërëzve, por duan sherr dhe thasë me lekë nga destabiliteti.

Edi Rama, nga informacione te besueshme, flitet se ka rënë dakort të jap dorëheqjen, ndonëse siç pohuam nuk është e drejtë. Por për hir të demokracisë dhe stabilitetit, ai po vepron si politikan dhe mbi të gjitha si një njeri i lirë intelektual. Pas kësaj, edhe për hir të këtij veprimi burrëror të Edi Ramës, edhe për hir të interesave të tyre politikë, edhe për hir të së majtës së bashkuar duhet që Ilir Meta (LSI) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU) të firmosin dorë për dorë koalicionin me Edi Ramën (PS). Por opozita duhet të firmos, prapë dorë për dorë me dorëheqjen e kryeministrit,  votimin e Vettingut dhe datën 18 qershor si datë zgjedhjesh.

Ndryshe, nëse opozita krijon përsëri vickla apo sajesa politike dhe nuk pranon 18 qershorin, pas qeverisë se besimit, atëhere ka shumë të drejtë Edi Rama se kjo opozitë nuk do Vettingun dhe zgjedhjet, por ruan veten nga zbatimi i drejtësisë.

Pra nëse PD nuk futet në zgjedhje me 18 qershor dhe nuk voton Vettingun, ndërkohë që Edi Rama u paraqet dorëheqjen në tavolinën e bisedimeve, më mirë ta marrë prapë atë copë letër, Edi Rama, e ta grisë mu para syve të opozitës dhe të mos e jap dorëheqjen si kryeministër.

Faji më pas mbetet te Lulzim Basha.

SHKARKO APP