Sfida me Çekinë, Duka mesazh para ndeshjes: Sonte duhet të fitojë futbolli!

Në prag të ndeshje kaq të rëndësishme të mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, numri 1 i futbollit shqiptarë Armand Duka i ka bërë një letër publike, ekipit, trajnerit dhe të gjithë tifozëve shqiptarë, për këtë moment kaq të rëndësishëm në aspektin sportive të Shqipërisë.

Postimi i plotë: 

Sonte vazhdojmë rrugëtimin tonë në UEFA Nations League, ndaj Çekisë me të cilën jemi përballur shpesh në dy vitet e fundit dhe kemi përjetuar emocione të shumta.
Të gjithë presim një ndeshje të fortë dhe angazhimin maksimal të të gjithëve në fushën e blertë dhe në shkallët e stadiumit.
Sonte duhet të fitojë futbolli, nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën e arbitrit për të mbyllur ndeshjen. Le të tregojmë qytetari, maturi dhe atë që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë, mikpritjen.
#fairplay #kombetarja #nationsleague

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?