Monika Kryemadhi: Nuk do të jem Zonjë e Parë, por deputete e LSI

Monika Kryemadhi ka folur pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj Ilir Meta President. Kryemadhi tha se nuk e ka menduar ende nëse do garojë për kreun e LSI-së ndërsa tha hapur se ajo do kishte preferuar Petrit Vasilin ose Arta Daden si President Republike.

Kryemadhi u shpreh se ajo do të vijonte të ishte deputete e LSI-së dhe se posti i Zonjës së Parë nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Vota për Metën:

“Kam votuar si një deputete e thjeshtë. Zonja e parë nuk ekziston në kushtetutën e Shqipërisë. Unë jam deputete, do drejtoj qarkun që kam përsipër, për të drejtuar LSI-në në duhet të hysh në garë”.

A do jetë Kryemadhi kryetarja e LSI-së?

“S’e kam menduar, më lini të marr veten, kemi mbledhje kryesie e të shohim ç’do ndodhë. S’e kam uruar Metën se ende s’e kam marrë veten nga ajo që ka ndodhur. Shqipëria nuk mund të ketë një skenar si ai Maqedonas, Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik, më shumë mirëqenie.

Ishte pro kandidaturës së Metës?

“Mua do më pëlqente Petrit Vasili ose Arta Dade por ndonjëherë pakica i nënshtrohet shumicës”.

SHKARKO APP