Bota i dha lamtumirën Papa Françeskut. A do të jetë Papa i ri nga Afrika?

Krerë shtetesh, anëtarë familjesh mbretërore dhe të ftuar të tjerë marrin pjesë në funeralin 90-minutësh të Papa Françeskut.

Qindra-mijëra vetë janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ku po mbahet mesha mortore për Papa Françeskun, e cila filloi me një kor që këndon ritet hyrëse. Mesha mortore kryesohet nga Giovanni Battista, dekan i Kolegjit të Kardinalëve

Rreth 250,000 vetëishin rreshtuar për të parë arkivolin e Papës, i cili u zhvendos tri ditë më parë nga rezidenca e tij në kishën Casa Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Vatikan | Kryepeshkopi Diego Giovanni Ravelli duke mbuluar fytyrën e të ndjerit Papa FrançeskuVatikan | Kryepeshkopi Diego Giovanni Ravelli duke mbuluar fytyrën e të ndjerit Papa Françesku

Kryepeshkopi Diego Giovanni Ravelli duke mbuluar fytyrën e të ndjerit Papa FrançeskuFotografi: Vatican Media/dpa/picture alliance

Arkivoli i Papës u mbyll dhe arkivoli i tij u vulos të premten (25.04.) përpara funeralit shtetëror dhe varrimit në një kishë të vogël jashtë mureve të Vatikanit. Papa e kishte zgjedhur vetë vendin e tij të fundit ku do të prehet.

Ceremonia e lamtumirës

Udhëheqës botërorë, ndër ta Presidentin e SHBA-së Donald Trump, ish-presidenti Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti i Argjentinës Javier Milei, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe princi William i Britanisë do të marrin pjesë në ceremoninë në Romë.

Papa dhe testamenti i tij

Papa caktoi vetë me testament vendin se ku do të varroset. Papa nuk do të varroset nën Bazilikën e Shën Pjetrit, si shumë papë para tij, por në bazilikën e Santa Maria Maggiore. Papa Françesku e kishte shënuar këtë në testamentin e tij. Mbi varrin e tij duhet të shkruhet vetëm emri: Franciscus.

Shpenzimet e varrimit do të mbulohen nga donacionet. Në Bazilikë ka edhe varre të papëve të mëparshëm. Papa i fundit u varros këtu më shumë se 350 vjet më parë.

Papa Françesku, emri i vërtetë i të cilit ishte Jorge Mario Bergoglio, mbajti detyrën më të lartë në Kishën Katolike për më shumë se dymbëdhjetë vjet.

Konklava për zgjedhjen e pasardhësit të tij do të mbahet në maj. Të drejtën e votës e kanë aktualisht 135 kardinalë nën moshën 80-vjeç. “Tymi i bardhë” sinjalizon zgjedhjen e papës së ri.

Tani pyetja shtrohet se kur do të zgjidhet Papa i ri dhe a do të jetë nga Afrika?

12 kandidatët më të mundshëm për të pasuar Papa Françeskun vijnë nga të gjitha kontinentet. Shance të mira kanë edhe dy kardinalë nga Afrika.

Vdekja e Papa Françeskut lidhet edhe me shpresën e katolikëve afrikanë për një pasardhës nga Afrika. Ndër 12 kandidatët më të mundshëm për udhëheqësin e ri shpirtëror të 1.4 miliardë katolikëve në botë janë edhe dy kardinalë nga Afrika: Peter Turkson nga Gana dhe Fridolin Ambongo nga Kongo.

Papa zgjidhet në një proces sekret dhe rreptësisht të ritualizuar, të quajtur konklavë – që zhvillohet në Kapelën Sistine në Vatikan . Të drejtë vote kanë vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç dhe në votim marrin pjesë rreth 120 kardinalë.

Këta janë disa nga pretendentët me më shumë shance:

Kardinali Peter Turkson (76, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit)

Potencialisht Papa i parë nga Afrika Sub-Sahariane. Turkson punon në Gana si pastor, por ai zotëron edhe aftësi diplomatike dhe përvojë udhëheqëse brenda Vatikanit. Papa Françesku e dërgoi atë në Sudanin e Jugut si të dërguar special për paqen.

Shkathtësia e tij në komunikim, si dhe fakti që vjen nga rajoni ku Kisha ka rritjen më të madhe të anëtarësimit, ndërkohë që ajo po zbehet në Evropë – e forcojnë edhe më shumë profilin e tij.

Kardinali Fridolin Ambongo Besungu (65, Kongo, Kryepeshkop i Kinshasës)

Një yll i ri nga Afrika. Ambongo kombinon pikëpamjet e forta tradicionale me një përkushtim ndaj drejtësisë sociale. Ai është një zë i rëndësishëm i një kishe afrikane në rritje të fuqishme. Kundërshtimi i tij i hapur ndaj bekimit të çifteve të të njëjtit seks e ngriti profilin e tij ndërkombëtar mes konservatorëve.

I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.

Megjithatë, shanset e tij mund të pakësohen nga akuzat për sjellje abuzive brenda Caritas Internationali, rrjeti global humanitar katolik që ai drejtoi për vite me radhë. Selia e Shenjtë e largoi atë nga ai pozicion në vitin 2022.

Kardinali Pietro Parolin (70, Itali, Sekretar Shteti i Vatikanit)

Një urë e mundshme midis fraksioneve të ndryshme në Kishë, Parolin ka qenë sekretar shteti i Françeskut që nga viti 2013 dhe është një nga kandidatët kryesorë për Papë. Zyra e tij është e dyta në hierarki, menjëherë pas Papës.

Konservatorët e kritikuan atë për rolin që luajti në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Pekinin për emërimin e peshkopëve në Kinën komuniste. Zgjedhja e tij do të kthente postin e Papës në Itali, pas tre papëve joitalianë.

Kardinali Marc Ouellet ( (79, Kanada, ish-kreu i zyrës peshkopale të Vatikanit)

Si veteran i strukturave të Vatikanit me përvojë ndërkombëtare, Marc Ouellet është konsideruar prej kohësh një nga kandidatët kryesorë për Papë. Është teologjikisht konservator, prandaj tradicionalistët e vlerësojnë veçanërisht shumë. Vitet e fundit ai ka qenë objektiv i akuzave për sjellje të pahijshme, por këto janë hedhur poshtë.

I quajtur shpesh “Bergoglio i Italisë” për shkak të ngjashmërisë së tij me Papa Françeskun, Zuppi është një “prift rrugësh” që mbron të varfërit dhe emigrantët dhe i shmang luksit – ndonjëherë duke përdorur një biçikletë në vend të një makine zyrtare. Rrymat e kishës konservatore mund të mos e mbështesin atë, sepse ai njihet për pikëpamjet e tij përparimtare.

Jean-Marc Aveline (66, Francë, Kryepeshkop i Marsejës)

Ai njihet për sensin e tij të humorit dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Françeskun, veçanërisht në lidhje me emigracionin dhe marrëdhëniet myslimano-krishtere. Nëse zgjedhet, Aveline do të jetë Papa i parë francez që nga shekulli i 14-të dhe më i riu që nga Gjon Pali II. Ai e kupton italishten, por nuk e flet rrjedhshëm – gjë që mund të jetë problem pasi do të ishte edhe peshkopi i Romës.

Një përfaqësues i fortë i mësimit tradicional katolik, i cili megjithatë arriti të ndërtojë ura me mjedisin përparimtar të Françeskut. Ai ishte gjithashtu një nga kandidatët gjatë konklavës së vitit 2013. Erdo flet disa gjuhë, duke përfshirë italishten, megjithëse nuk konsiderohet veçanërisht karizmatik, ai mund të tërheqë ata që duan një mandat të qëndrueshëm.

Kardinali Mario Grech (68, Maltë, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëve)

Në fillim të karrierës së tij, Grech ishte një konservator dhe më pas ai u bë një ithtar kryesor i reformave të Françeskut. Në vitin 2014, ai bëri thirrje për një qëndrim më tolerant ndaj katolikëve LGBTQ+, në një fjalim të famshëm që u vlerësua edhe nga Papa. Pozicioni i lartë në Vatikan dhe lidhjet e mira me rryma të ndryshme e bëjnë kandidat serioz.

Kardinali Juan José Omella (79, Spanjë, Kryepeshkop i Barcelonës)

Pranë Papa Françeskut, Omella bën një jetë modeste pavarësisht pozitës së tij të lartë kishtare. Ai u bë kardinal në vitin 2016 dhe në vitin 2023 iu bashkua trupit këshillues prej nëntë anëtarësh të Papës. Afërsia e tij me Françeskun mund të jetë një pengesë nëse konklava dëshiron të ndryshojë drejtimin.

Kardinali Joseph Tobin (72, SHBA, Kryepeshkop i Nju York)

Edhe pse nuk ka gjasa që Papa të jetë nga SHBA, Tobin është kandidati më realist mes amerikanëve. I lindur në Detroit, ai flet rrjedhshëm italisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht. Ai është vlerësuar për trajtimin e tij të një skandali të rëndë të abuzimit seksual. Ai njihet edhe për hapjen e tij ndaj personave LGBTQ+.

Kardinali Angelo Scola (83, Itali, ish Kryepeshkop i Milanos)

Në konklavën e vitit 2013, Scola ishte një nga favoritët. Mbështetësit e tij vlerësojnë mprehtësinë e tij teologjike dhe qëndrimin e mirë mes atyre që favorizojnë një kishë më të centralizuar. Megjithatë, ai e kaloi kufirin e sipërm të moshës 80 për të votuar në konklavë. Teknikisht është e mundur të zgjidhet një papë jashtë një organi elektoral, por kjo është një gjë e rrallë në epokën moderne.

Por nuk duhet harruar shprehja e vjetër: “Kardinalët e rinj zgjedhin një papë të vjetër”. Ky aforizëm cinik pasqyron një model tradicional në konklavë – duke sugjeruar që kardinalët më të rinj dhe ambicioz preferojnë të zgjedhin një papë më të vjetër – ndoshta dikë që nuk do të qëndrojë gjatë në këtë pozitë.

 

SHKARKO APP