Kërcënimi i gazetares Lala, kolegët: Shteti në dorën e krimit

Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala, u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit. Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dhe dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazëtares, e cila është marrë në mbrojtje nga policia. Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar kolegët e gazetares, të cilët shprehin mbështetjen e tyre dhe dënojnë aktin. Ata shkruajnë se shteti ka rënë në dorën e krimit.

Reagimet e gazetarëve dhe pedagogëve 

Gazetari Erion Kristo:

Shpreh solidaritetin tim dhe mirenjohjen time ndaj gazetares Klodiana Lala. Klodi jemi me ty! Poshte krimi! Nuk na trembni dot kellira!

Pedagogu Ervin Goci:

Nuk di si jane rrethanat, po nese eshte sulmuar shtepia nje gazetareje per shkak te detyres, jemi perballe nje situate ku rendi dhe siguria kane rene, dhe gazetaret t’i konsiderojme se punojne ne Siri. Solidaritet me gazetaren, njerezor dhe profesional, uroj qe te kete nje reagim te shpejte nga institucionet, perndryshe, kur preket gazetari, vendi eshte zhytur ne spiralen e terrorit.

Bardhi Quku

Kjo është katrahura ku kemi mbërritur; sulmohet me armë një gazetare. Shteti ka rënë dhe po qeverisemi nga bandat.

Klodjana Haxhiaj

Deri ne palce e tronditur! Jemi me ty Klodiana Lala, me familjen tende, me engjejt e tu!
Kush ngre dore mbi familjen mbi te pafajshmit mbi gazetaren, ka vrare edhe ate pak shprese qe ka ne kete vend!

SHKARKO APP